​Pianoja e artë e Elvis Presleyt,në ankand bashkë me logon e baterisë së Beatles (Foto)

Kultura

​Pianoja e artë e Elvis Presleyt,në ankand bashkë me logon e baterisë së Beatles (Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 23:18

Pianoja e artë e Elvis Presleyt pritet të shitet në një ankand që do të organizohet në muajin nëntor për më shumë se gjysmë milionë dollarë.

Në këtë ankand do të dalë në shitje edhe logoja në baterinë e Beatles që është përdorur nga grupi i famshëm britanik në performancën e tyre të parë në Shtetet e Bashkuara.

Drejtuesja e ankandit Julien tha se Presley ka luajtur në piano në shtëpinë e tij Graceland. Ai e bleu atë në vitin 1955 si një dhuratë për nënën e tij. Pasi ajo vdiq, gruaja e tij, Prishila Presley vendosi të zbukurojë me dru arre dhe me fletë ari 24 karat, si një dhuratë në përvjetorin e martesës së çiftit në vitin 1968.

Pianoja ka qenë e ekspozuar në Hall of Fame, në Nashville për vite me radhë. Julien vlerëson se pianoja do të shitet ndërmjet 500 mijë deri 700 mijë dollarë në ankandin e 7 nëntorit. Ajo është duke u shitur nga një burrë i cili dëshiron të mbetet anonim, dhe e ka marrë atë vite më parë nga Graceland.

Shtëpia e ankandeve nuk ka vënë asnjë çmim për daullen e Beatle s, ku luante Ringo Starr, në koncertin e grupit në New York, në vitin 1964, me 73 milionë shikues.

Bateria me këtë logo është përdorur gjithashtu nga The Beatles më 1964, në dy koncerte në Uashington dhe Nju Jork. Më pas ajo u mbajt për disa kohë nga menaxheri i Beatles, Mal Evans, përpara se të përfundonte në duart e një koleksionisti privat.

Lëkura e baterisë, mbi logon e së cilës është edhe firma e grupit “T”, është aq unike sa drejtuesit e ankandit e kishin të vështirë t’i vendosnin një çmim. Në ankand do të shitet vetëm lëkura me logon, pa baterinë.

Reliktet e çmuara të Elvis dhe Beatles janë ndër më të kërkuarat nga koleksionuesit e muzikës, por vlera e tyre nuk krahasohet me fustanin e bardhë të Marilyn Monroe, në filmin “The Seven year Itch”, të shitur për 4,6 milionë dollarë në vitin 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat