Kujtim i hidhur

Kultura

Kujtim i hidhur

Nga: Haki N. Bunjaku Më: 6 tetor 2015 Në ora: 22:22

Diku para pesmbëdhjetë vitesh ndodhesha në Klinikën dermatologjike të Universitetspitalit të Cyrihut.

Aty takoj një njeri shtat hedhur dhe bukur në moshë.Ishte ulur,por nuk më foli edhe pse unë e përshëndeta.

Ai kishte qenë i lidhur në namaz dhe falej ulur në sallën e ngrënjes,për të mos renë në sy.

Ndeza një cigare në terrasë dhe u ktheva prapë mbrenda.Tash ishte në këmbë dhe u përshëndetëm.

-I kahit je,e pyes?

-Prej Gjilanit,të katundit Llovcë.

-A e njihni Lutfi Hazirin?

-Pasi u përbi pak,

Po,më tha,djalë e kam.

Na ranë „pibëzat“ bashkë dhe në kohën e lirë gjithnjë rrinim e bisedonim bashkë.

Ishte i prajshëm dhe dinte të dëgjonte e të bisedonte.

Ishte ekzemplar unikat i njeriut të pashkollë,por shumë i mençur që në mua la përshtypje të thellë,si njeri komplet i formuar.

Kur na vinin familjarët në vizitë,gjithmonë rrinim bashkë.Ate e vizitonin shpesh,vëllau dhe vajza e dhëndrri.

Bilem edhe na e sillnin „Bota sot“.

Të vetëve u thonte:-Edhe me pasë lypë kësi njeri nuk kisha gjet.

Fëmijëve të mi u thonte:-Krenonu me babën që paski.

Kur e lyenin dhe e mbështillnin në çarshafë,më bëhej ora e gjatë.

Hëë bre, më korite,po a lidhet purri në pelena?!

E pranonte mahinë.

Gjatë bisedës I them:-Unë nuk e njoh Lutfiun,por vëllau im Rujzhdiu,ka muhabet edhe partiak me të.

I thotë ,në telefon,Lutfiut jemi bashkë me vëllaun e Ruzhdi Bunjakut(Hakiun) dhe po e kalojmë kohën për mrekulli.
Ai duel nga spitali një javë para meje dhe të dy u mërzitem.

Ah bre,po më doket që gjysmën e trupit po e lë këtu.

Vetëm edhe njëherë e kam takue,kur kishte ardhur prapë për shërim.

Vuante nga një alergji,të cilën kurrë saktësisht nuk e diagnostifikuan.

Familjes ngushëllime,ndërsa haxhi Emrushi u preftë në kopshtin parajsor!

Nesër,mjerisht,do ta takoj të ftoftë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat