"Femrat" për herë të tretë në Prishtinë (Foto)

Kultura

"Femrat" për herë të tretë në Prishtinë (Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 17:11

Për herë të tretë në Kosovë, do të mbahet festivali i Artisteve për të drejtat e njeriut - "Femrat" Iiorganizuar nga Artpolis.

Ky festival do të zhvillohet gjatë ditë nga 7 - 12 Tetor 2015 në Prishtinë.

Hapja e Festivalit do të mbahet me 7 tetor, 2015 nga ora 20:00 në teatrin Oda.

“Edhe këtë vit, ne do të vazhdojmë me sjelljen e artit origjinal të krijuar dhe prezantuar nga artistet duke përfshire: Shfaqje Teatrale, Filma dokumentar dhe të shkurtër, Lexim skenik, Punëtori, Ekspozita, Performanca, Promovim Libri, Poezi, Muzikë, Panele Diskutimi, Koncerte, Punëtori dhe forma të tjera të artit të krijuara nga artistet dhe aktivistet nga: Kosova, Rajoni, Europa dhe Amerika.

Gjatë 6 ditëve të Festivalit FEMART, do të mbahen 35 Aktivitete me mbi 100 artiste/artistë dhe aktiviste, në 7 Lokacione të ndryshme në Prishtinë nga ora 10:00 – 24:00.

Sikurse vitet e kaluara, edhe edicioni i tretë është i mbushur me shumë Premiera artistike dhe diskutime të krijuara enkas për festivalin. Hyrja në të gjitha aktivitetet e FEMART është FALAS!”, thuhet në komunikatën për media./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat