Remzi Nuha – piktor që vepron e punon në Gjermani…

Kultura

Remzi Nuha – piktor që vepron e punon në Gjermani…

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 17:19

Remzi Nuha (1950) është nga Shtimja, por jeton në Gjermani. Është me profesin piktor autodidakt. Pa i mbushur 22 vjet, u gjend në Frankfurt të Gjermanisë. Atje shkoi për pak kohë, por mbeti dhe jeton si shumë të tjerë. E shtyri jeta e vështirë të marrë rrugën e kurbetit, e cila nuk e “lëshoi” më dhe tash 22 vjet jeton larg vendlindjes, Shtimes. Atje, në fillim, punoi në fabrikën e langjeve të këtij vendi të huaj. Edhe pas kësaj pune, “zejen” e pikturës, ai nuk e harroi. Përkundrazi. Ai artin e ka pasion te jetës. Këtë dhunti arti ia ka falë vetë natyra e vullneti. Në një bisedë rasti, Remzi Nuha tha se, me artin e pikturës është marrë gjatë kohës së lirë në shtëpi. “Qysh kur isha fëmijë i shkollës fillore, artin e pikturës e kam dashur pa masë. Më ka flë në shpirt vizatimi, ngjyrat, vijat, teknikat e portreteve etj. Pra, si rastësisht kam hyrë në botën e artit. Dhe, kur u gjenda në Frankfurt të Gjermanizë, diçka më tërhiqte të bëj piktura për ambientin ku jetoj me familje. Aty, afër nesh janë kodrat e larta me gjerlbrim. Edhe natyra e këtij vendi është e magjepse. Prandaj, ky ambien më ka tërhequr më tepër të bëj piktura më të ndryshme, të cilat më japin gjallëri dhe jetoj me to. Me një fjalë, hyra në botën e papërshkruar te jetës. Vëreja shtëpi të vjetra, oborret e gjera me pemë, rrugët, njerëzit, por dhe gjësendet e jetës, të cilat i imitoja me ngjyra dhe i bëja plot kolorit joshës. Ndonëse pikturat e mija janë naive, ato duken si të “gjalla”, të cilalve ju japi formë joshëse dhe tërheqëse. Por, edhe adhuruesit e artit i pëlqejnë pikturat e mija, të cilat janë vepra arti...” Remzi Nuha, shkollën fillore e kreu në vdndlindje, Shtime, ndërsa Shkollën e Mesme (teknike), në Ferizaj. Si ka mbaruar shkollën, me 13 shokë të tjerë u gjend në Gjermani. Ai tha edhe këtë: “Hymë në punë. Puna ishte jo aq e rëndë. Ishte firma ”Kronia Qudle”, fabrikë e lëngjeve. Punova dhe “pak” fitova. E kam dashur punën. Pse jo? Jetoja në qytetin Dad Vitbel të Gjermanisë. Shkuan vitet. Kur u gjenda në Gjermani, isha në moshën pa i mbushur 22 vjet. Ishte viti 1971, kur u largova nga Kosova. Dhe, ja pas punës, ia dali të punoj ndonjë pikturë. E pëlqej këtë “zanat”, sepse ndjej kënaqësi dhe sikur pushoj. I adhuroj ngjyrat. Piktura e mia janë vepra që i joshin njerëzit. Unë bëj piktura më tepër naive, tek të cilat vërej imtësitë më të imta duke i pikturuar. Për mua liqeni më duket një vend që duhet të pikturohet me ato ngjyra që vijnë në shprehje shkallë-shkallë. Pas njërës, vijnë tjerat, dhe duken, se ato kanë “shije” të hollë, që vetëm penda e piktorit mund ti bëj ato vija e trajta që pëlqehen. “Unë këto “sende” i bëj dhe, gjer më tani kam afro 30 e më tepër piktura të tilla. Kam pasur ekzpozita personale. Ja, në Gjermani punoj qe 45 vjet. Këtu është një kulturë e vërtetë e lartë e njerëzve. E çmojnë artin dhe njerëzit më urojnë punë të mbarë dhe më shpërblejnë me fjalë e me vepra. Kjo “punë” pëlqehet dhe adhurohet nga të gjithë. Në pikturat e mija ka zënë vend edhe e kaluara e popullit tim. Bie fjala, më pëlqejnë pikturat që i kam për stinët e vitit. Kam bërë piktura për verën, vjeshtën, dimrin e pranverën, por edhe për figurat tona atdhetare. Tek unë ka zënë rrënjë ky art, i cili zor të hiqet nga mendja e dora. Nuk është keq të jesh piktor. Jetohet me vija, teknika, ngjyra, por edhe me pejsazhe, natyra të vdekura, akuarele, natyrë të qetë e forma të tjera të artit. Sa herë vjen koha e pushimeve, vij në Kosovë. Kosovën e dua dhe nuk e lëshoj jo vetëm nga mendja, por edhe nga pikturat e mia që janë vepra jetësore”, na shtoi në fund Remzi Nuha, piktor autodidakt. /Tefik Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat