Të martën fillon Java e Filmit në Kosovë ‘Bekim Fehmiu’

Kultura

Të martën fillon Java e Filmit në Kosovë ‘Bekim Fehmiu’

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 17:14

Të martën fillon Java e filmit në Kosovë – Bekim Fehmiu e cila është organizuar nga festivali ‘Mirëdita, dobar dan”.

Edicioni i dytë është inspiruar nga veprimtaria artistike e aktorit të madh shqiptarë
Bekim Fehmiut dhe do të sjell filmat në të cila ka luajtur ai.

Java e Filmit te Bekim Fehmiut do të mbahet nga 06 – 10 Tetor 2015, në dy qytete me rëndësi memoriale në jetën e Bekim Fehmiu, përkatësisht në Prishtinë dhe Prizren.

“Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë pesë filma nga krijimtaria kinematografike e aktorit Bekim Fehmiu: “Mbledhësit e Puplave”, “Gethi i Gjerë”, “Era”, “Edukimi Special” dhe “Kurthi për Gjeneralin”.

Kjo ngjarje do të ketë ceremoninë e hapjes në Kino ABC në Prishtinë, me 06 Tetor 2015, prej orës 19.30, ku do të shfaqet edhe filmi“Mbledhësit e Puplave”, ndër të tjera i shpërblyer me Grand Prinë në Festivalin e Kanës më 1967. Ndërsa shfaqja e filmave të tjerë do vazhdoj në bazë të orarit të planifikuar deri me datë 10 Tetor 2015, në Kino ABC and Dokukino.

Projekti “Mirëdita, dobar dan!” implementohet nga Integra në partneritet me KFOS, Iniciativat Qytetare, Qendra për Politikë dhe forumZFD. “Java e Filmit të Bekim Fehmiut” organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, Kino ABC, Dokukino, KTV,Sarajevo Film Center and Center Film. Ky projekt mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada Zvicerane në Prishtinë, Ministria e Kulturës në Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Hyrja për të gjitha shfaqjet e filmave do të jetë falas”, thuhet në komunikatën për media./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat