” Albania Dance Meeting” çelet me “Duke menduar Medean”

Kultura

” Albania Dance Meeting” çelet me “Duke menduar Medean”

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 15:22

“Duke menduar Medean”, është vepra e dramaturges Eva Bohmer, me koreografi të Gjergj Prevazit dhe drejtues artistikë Beatrice Fleischlin, që çeli edicionin e 10-të të festivalit ndërkombëtar ” Albania Dance Meeting”, në Durrës.

“Duke menduar Medean”, është e bazuar në tre kolona, familja, pushteti dhe emigracioni.

Vepra përcjell dy këndvështrime përmes interpretimit të Beatrice Fleischlin dhe Labinot Rexhepit, shoqëria shqiptare e karakterizuar nga tradita dhe zakonet dhe në anën tjetër perspektiva evropiane, ku një individ është i lirë të jetojë ashtu si do.

Në edicionin e 10 të festivalit “Albania Dance Meeting”, që do të jetë i hapur deri më 3 dhjetor, do të performojnë 9 kompani të dancit kontemporan nga Zvicra, Italia, Austria, Portugalia, Kosova e Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat