“The Martian”, 55 milionë $ fitime vetëm në fundjavë

Kultura

“The Martian”, 55 milionë $ fitime vetëm në fundjavë

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 15:16

Filmi i Ridley Scott, “The Martian”, ka shënuar një shikueshmëri të lartë në javën e parë të publikimit, duke u bërë filmi i dytë me përfitimet me të mëdha në histori të muajit tetor.

Në debutimin e tij, ky film ka përfituar 55 milionë dollarë në Amerikë dhe 100 milionë dollarë në gjithë botën, duke u bërë filmi i dytë me përfitime në histori pas filmit “Gravity” të Alfonso Cuaron, që në tetor të vitit 2013 kishte përfituar 55.8 milionë dollarë.

Në film luan aktori Matt Damon, i cili ka mbetur i bllokuar në planetin e kuq, pasi ekipi i tij e mendoi të vdekur.

“Variety” raporton se analisti kryesor në BoxOffice.com, Phil Contrino, e ka komentuar pozitivisht filmin.

“Ky film do të mbahet mend vërtet mirë, pasi ka gjithçka. Në të ka balancë, aksion, shpirt dhe humor dhe fundi është vërtetë emocional. Njerëzit do të largohen nga kinematë dhe do të flasin për këtë film me miqtë e tyre”,-ka thënë Contrino.

Mesazhi që jep filmi i ri i aventurës në hapësirë, “Marsiani”, është: “Të këqinjtë nuk janë marsianët, i keqi është Marsi”. Pasi një astronaut, (roli i luajtur nga Damon) mbetet aksidentalisht vetëm në një bazë kërkimore në Mars, planeti bën gjithçka për ta tretur urie, mbytur e ngrirë njeriun e vogël. Megjithatë, rreziqet e filmit janë vetëm një shije e sfidave që Marsi i përball njerëzve që përpiqen të mbijetojnë në sipërfaqen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat