Në Prizren mbahet Kampi i parë për Interpretimin e Trashëgimisë Kulturore

Kultura

Në Prizren mbahet Kampi i parë për Interpretimin e Trashëgimisë Kulturore

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 10:48

Fondacioni Suedez Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) është duke organizuar Kampin Regjional të Restaurimit (RCC) e 25-të, i cili ëshë duke u mbajtur në Prizren nga 3 – 17 tetor 2015.

Deri më tani, modeli i Kampit Regjional të Restaurimit, fituesi i cmimit prestigjioz Europian për Mbrojtjen e Trashëgimisë / Europa Nostra Award, fokus primar ka pasur konservimin e ndërtesave dhe artefakteve. Derisa interpretimi ka qenë gjithmonë temë diskutimi në secilin kamp të mëhershëm, kampi i cili po mbahet në Prizren është kampi i parë i interpretimit - i fokusuar krejtësisht në interpretimin e trashëgimisë kuturore – hulumtimin e mënyrave se si t'i lidhë njerëzit me trashëgiminë dhe ta bëjë atë të rëndesishme për ta.

Kampi i 25-të organizohet si pjesë e projektit “Ruajtja e Kalasë së Prizrenit” i cili financohet nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë dhe administrohet nga KUSA. Projekti zbatohet nga CHwB në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës. Kampi mbështetet edhe nga Qeveria Suedeze, The Headley Trust dhe Dokufest.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat