TKK-ja shfaq dy premiera gjatë tetorit

Kultura

TKK-ja shfaq dy premiera gjatë tetorit

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 00:15

Teatri Kombëtar i Kosovës e ka nisur muajin tetor me reprizën e shfaqjes “Nana dhe fëmija” të regjisorit Bekim Lumi, premiera e së cilës u dha në fund të shtatorit.
Në bazë të programit të publikuar për muajin tetor shohim se TKK-ja gjatë këtij muaji do të sjellë premierën e shfaqjes “Audienca”, me regji të Afrim Kasapollit, më 11 tetor dhe premierën e shfaqjes “Një burrë mes dy grash” nga Erion Papagjoni, në skenën e vogël më 28 tetor.

Gjithashtu, gjatë tetorit, Trupa e Baletit do të jap premierën e baletit “Spartaku” të koreografit Israel Rodriguez, më datën 15.

Në pjesën tjetër të muajit në TKK do të shfaqen reprizat e shfaqjeve “Gishti”, “Shoping and fucking” dhe “Ferma e Kafshëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat