Dhjetë arsye pse librat e shtypur janë më të mirë se ato elektronike

Kultura

Dhjetë arsye pse librat e shtypur janë më të mirë se ato elektronike

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 12:38

Librat e shtypur janë më të mirë për shëndetin tuaj. Një studim nga Shkolla e Mjekësisë së Harvardit në vitin e kaluar ka zbuluar se leximi i librave elektronik para fjetjes, ka ndikim negativ në aftësinë tuaj për fjetur, për shkak të emetimit të dritës, por ka ndikim edhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Javën e kaluar, industria e librit ka publikuar shifrat që tregojnë se shitjet e librave elektronike (e-book), ka pësuar rënie. Kjo është hera e parë që ka rënie në shitjen e tyre, kurse shitja e librave të shtypura është relativisht e qëndrueshme.

Huffingtonpost ka dhënë 10-të arsyet se përse librat e shtypura janë më të mira se ato elektronike.

Këto janë 10-të arsyet se përse duhet t’i lexoni librat e shtypur:

1. Librat e shtypur kanë fletët e këndshme dhe të buta për t’i prekur. Letra e bën leximin fizikisht të pëlqyeshëm. Të lexosh një “e-book”, ndjehet sikur jeni duke e përdorur një bankomat. Dhe nëse keni pasur një kompjuter të ndezur gjatë punës, përsëri duhet t’i ngulni sytë një ekrani.

2. Librat e shtypura janë më të mira në transmetimin e informacionit. Një studim i raportuar nga Guardian vitin e kaluar ishte zbuluar se lexuesit e librave elektronike kanë më pak gjasë që të kujtojnë ngjarjet në një roman mister, se sa njerëzit që e lexojnë atë të shtypur. Pra, nëse dëshironi që t’i kujtoni komplotet ose ngjarjet e tjera, libri i shtypur është më i përshtatshëm për të bërë një gjë të tillë.

3. Librat e shtypura janë tuajat për tërë jetën. Librat që i keni blerë në kolegj, do të jenë të lexueshme edhe pas 50 vjetëve. A mendoni se në 10 vitet e ardhshme do të funksionojë për ju libri elektronik?

4. Librat e shtypur janë përkujtim i udhëtimeve tuaja fizike dhe intelektuale. Një shikim i një libri në raftin tuaj iu kthen përsëri në vitin e dytë të shkollës së mesme. Poezitë e zgjedhura të Pablo Nerudas iu kujtojnë netët e vona të leximit të tyre.

5. Librat e shtypura janë shumë të mira për t’i ndarë me të tjerët. Nuk ka asgjë më të mirë se t’i jepni një mikut tuaj një libër dhe t’i thoni, “Duhet ta lexoni këtë”. Ka mënyra të ndryshme për të ndarë një libër elektronik me të tjerët, por ta bëni këtë e ka “ngrohtësinë” e të dërguarit një e-mail, ose duke e paguar dikë për t’i blerë atë libër online.

6. Mund të shkruani në margjinat e një libri të shtypur, dhe të nënvizoni fjalitë e juaja të rëndësishme. Edhe në e-books, një gjë e tillë është mundësuar, por ato thjesht nuk janë të njëjta, gjërat që i bëjmë në librin e shtypur duket se na ndihmon më tepër që t’i mbajmë mend.

7. Librat e shtypur kanë kopertina, në këtë mënyrë e dimë se çka njerëzit e tjerë janë duke lexuar, që e bën leximin një akt të komunitetit të ndërtimit. Një autobus plot me njerëz që janë duke lexuar libra të shtypur, më së miri tregon imazhin e një qyteti dhe çka është në mendjen e atij qyteti, dhe një koleksion i ideve se çfarë mund të lexoni në të ardhmen. Kurse një autobus me njerëz që janë duke lexuar libra elektronik, janë vetëm disa njerëz të zilët kanë një pajisje të ndezur para vetes.

8.
Librat e shtypur janë shumë më mirë për autorët. Në vitet e fundit shtëpitë botuese u japin më pak përqindje autorëve për librat elektronik, që e bën të vështirë për autorët që të fitojnë për jetesë dhe të prodhojnë libra të rinj. Nëse dëshironi të mbështesni shkrimtarët, atëherë blini një libër të shtypur.

9. Librat e shtypur janë më të mirë për shëndetin tuaj. Një studim nga Shkolla e Mjekësisë së Harvardit në vitin e kaluar ka zbuluar se leximi i librave elektronik para fjetjes, ka ndikim negativ në aftësinë tuaj për fjetur, për shkak të emetimit të dritës, por ka ndikim edhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

10. Librat e shtypur janë vjedhje-rezistente. Nëse e leni një libër në makinën tuaj, mund të jeni mjaft të sigurt se do të jetë aty kur të ktheheni. Kjo nuk ndoshta nuk mund të jetë e njëjta edhe me iPadin tuaj, ose pajisjet e tjera për leximin e librave elektronike. Dhe një bonos tjetër: Nëse libri juaj i shtypur bie në vaskë, ju mund ta thani atë me një tharëse flokësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat