“Takimet e Dom Mikelit”, promovon poezinë dhe shkencën (Foto)

Kultura

“Takimet e Dom Mikelit”, promovon poezinë dhe shkencën (Foto)

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 07:13

(I plotësuar) U mbajt edicioni i 26 i manifestimit tradicional të letërsisë “Takimet e Dom Mikelit”. Ky manifestim i cili mbahet në Stubëll të Vitisë që nga viti 1990, është një rast i mirë për t’u kujtuar mësuesi i parë i shkollës së parë legale dhe prifti i kishës së këtij fshati, Dom Mikel Tarabulluz.

Si temë bosh e këtij manifestimi ishte 110 vjetori i shkollës së parë shqipe. Me këtë rast, ministri i Kulturës, Kujtim Shala tha se ky manifestim është shndërruar në një festë letrare që promovon poezinë dhe shkencën.

Ai premtoi se Ministria e Kulturës do të vazhdojë ta përkrah këtë manifestim pasi në të kaluarën ka krijuar shumë intelektual të cilët kontribuan për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se është i gëzuar që merr pjesë në një ngjarje kaq të rëndësishme kulturore jo vetëm për Vitin por për gjithë Kosovën. Edhe ai premtoi se komuna do të vazhdojë të përkrah këto takime të Dom Mikelit, pasi këto janë në të mirë të Kosovës.

Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Gjatë kësaj ceremoni do të promovohen edhe dy libra, e po ashtu do të mbahet edhe o ra e madhe letrare.

Kjo ceremoni nuk do përfundoj edhe pa ndarjen e çmimit “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira dhe çmimit “Qeshk Ukaj - veteran i arsimit”.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat