Albatros Rexhaj rrëfen për tentativat e vetvrasjes që ka bërë

Kultura

Albatros Rexhaj rrëfen për tentativat e vetvrasjes që ka bërë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 00:30

Albatros Rexhaj, një prej konkurenteve të këtij viti në “Dancing With the Stars” ka qënë sot i ftuar në emisionin 3JAT MAD, me Rudin dhe Mateon, ku veç të tjerash ka folur edhe për një periudhe të errët të jetës së tij.

I frymëzuar nga kënga e Nirvana “Come As You Are” dhe vetvrasja e liderit të grupit, Curt Cobain, Rexhaj ka thënë se në atë kohë ishte bërë trend mes të rinjve të kryenin vetvrasje. Diçka e tillë i bënte ata të dukeshin “COOL”. Fatmiresisht, ai i shpetoi kësaj rryme, megjithëse ka tentuar 2-3 herë të bëj vetvrasje. “Nuk kisha arsye për të jetuar. Në ato tre sekondat e fundit të jetës, reflekton. ”, ka thënë Albatrosi.

Sipas tij kjo ka të bëjë me faktin se njerezit në shumicën e rasteve ulin kokën para të këqiave që përjetojnë dhe nuk përpiqen të hapin horizontin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat