Shfaqja “Nana dhe fëmija” shtroi para publikut një problem social (Video)

Kultura

Shfaqja “Nana dhe fëmija” shtroi para publikut një problem social (Video)

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 00:31

U dha në Teatrin Kombëtar të Kosovës premiera e këtij sezoni vjeshtor, shfaqja “Nana dhe fëmija” e regjisorit Bekim Lumi, që është një kreacion regjisorial i ndërtuar mbi dramën me të njëjtin titull të dramaturgut të shquar norvegjez Jon Fosse.

Ajo trajton temën e abortit dhe braktisjes së fëmijëve që paraqitet nëpërmjet një raporti të çuditshëm mes nënës dhe të birit, i cili kthehet ta vizitojë nënën e tij pas 20 vitesh për të kërkuar të vërtetën rreth lindjes së tij.

Tri nëna të kohërave të ndryshme, që interpretohen nga aktoret Meli Qena, Majlinda Kosumovic dhe Dafina Ahmeti, ballafaqohen me të birin, Bujar Ahmeti, i cili vjen në Oslo dhe bisedon me nënën e tij për gjithçka që nuk ka pasur rast ta bëj kurrë më parë.

“Tema edhe pse është nga realiteti ajo është tabu në shtëpitë tona, është një temë universale që mbyllet dhe nuk flitet tek ne për shkak të mentalitetit tradicional e patriarkal. Përmes kësaj shfaqje unë kam dashur të preki në një plagë të shoqërisë që është pjesë e realitetit tonë”, është shprehur regjisori Bekim Lumi.

Shfaqja do të ketë reprizat e para më 1 e 2 tetor.

Sonte, me 01 tetor 2015 ipet repriza e parë e shfaqjes “Nana dhe fëmija” nga Jon Fosse, regjia Bekim LumiLuajnë: Meli Qena, Bujar Ahmeti, Donikë Ahmeti, May-Linda KosumoviçPianist: Alzan GashiKoreografia: Majlajdo GalaMuzika: Visar KasaKostumografe: Samka FerriSkenografia: Petrit PashaNxitoni të rezervoni vendin tuaj: 044 430 693

Posted by Teatri Kombëtar i Kosovës on Thursday, October 1, 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat