Jepni ide për një mural kreativ në Pejë

Kultura

Jepni ide për një mural kreativ në Pejë

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 20:34

Gjatë Javës së Rinisë Kreative, që do të zhvillohet në Pejë, do të vizatohet edhe një mural.
Për punimin që do të ketë temën “Edhe unë jam Evropë”, kërkohen ide dhe punime konkrete prej të rinjve nga të gjitha vendet e Kosovës.

Punimi që do të zgjidhet më i miri, do të zë vend në tunelin e rrugës së QKMF-së, që ndodhet në qendër të qytetit të Pejës, transmeton Telegrafi.

Në organizimin që fillon me 7 tetor, do të mbahen edhe ekspozita të ndryshme në pikturë, skulpturë, fotografi dhe punime të tjera artistike.

Të interesuarit që duan të bëhen pjesë e konkursit për muralin, mund të shfrytëzojnë këtë link për më shumë informata.

https://docs.google.com/forms/d/1x4YdKl6KRnL8fZcObWrDVQm-DOxg5P9GtYcq9CRbEO0/viewform

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat