Më 13 nëntor lansohet solo albumi i Kurt Cobain

Kultura

Më 13 nëntor lansohet solo albumi i Kurt Cobain

Më: 30 shtator 2015 Në ora: 00:37

Solo albumi i këngëtarit, Kurt Cobain “Montage Of Heck: The Home Recordings” do të lansohet më 13 nëntor.

Albumi përmban këngë të kënduar vetëm nga këngëtari i rok grupit Nirvana, të cilat i ka kënduar në shtëpinë e tij, transmeton Koha.net shkrimin e NME. Albumi i ri përmban 31 këngë.

“Montage Of Heck: The Home Recordings” do të lansohet nga “Universal Music” në CD, kasetë dhe në një format digjital.

“Vetëm të jemi të qartë, nuk është album i Nirvanas, është vetëm i Kurtit dhe do dëgjoni gjëra që as nuk i keni menduar se ai mund t’i bëjë”, është shprehur Brett Morgen, regjisor i filmit për Kurt Cobainin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat