Po vjen, po vjen bashkimi kombëtarë

Kultura

Po vjen, po vjen bashkimi kombëtarë

Më: 29 shtator 2015 Në ora: 20:57

Po vjen po vjen
bashkimi kombëtarë,
le ta dij Evropa,
armiq dhe tinxarë,
kombi dhe atdheu
po bashkohet,
nuk e shohin të verbër,
nuk e duan ata që
janë përçarë.

Mendje dhe shpirt
ata i kanë të vrarë,
më mirë të mos ishin
nga e jona farë,
kombi dhe atdheu
nuk rrijnë më të ndarë,

Nuk duron as gjaku
i të rënëve,
që zemër, shpirt
dhe qenje kishin atdhetarë
ishin njerëz të besës ,
ishin trima dhe legjendarë,
gjaku i tyre për atdhe
ai diell edhe fanarë,

Edhe përmendoret e të rënëve
thërrasin për bashkim kombëtarë,
komb edhe atdhe,
ju mos rrini më të ndarë,
vetëm të mjerët dhe tradhtarët
nxisin dhe janë të përçarë,
të humbur do jenë,
armiq dhe tradhëtarë,

Zoti ju komb - atdhe
edhe gjaku yne do t'a bëjë
bashkimin kombëtarë,
ai po vjen , po vjen ,
ne e shohim të parë,

Ju bëni punën tuaj
komb dhe atdhe,
lëreni inate teke dhe të përçarë,
bashkimin e kombit dhe atdheut
e nisem ne , kur ishim
të gjallë, tani shpejtoni ju përkrenarë,

Ne ua mësuam rrugën
por ju mos e humbisni vallë,
bashkimi i kombit
dhe i atdheut po vjen ,
asgjë s' mund t'a ndalë,

Mos e pengoni ju të mjerë,
mos pengoni ju tradhëtarë,
ky atdhe edhe komb
nuk rri më tej i ndarë i përçarë,
as i stepur , sikur ju të marrë,

Kush ka gjak edhe farë shqiptarë,
ai është trim , i dashur
është punëtorë dhe atdhetarë,
punon me ndershmëri, drejtësi
punon natë e ditë , për atdhe,
për bashkim kombëtarë,

Në zemrën dhe shpirtin e tij,
është I gjallë një legjendarë,
me kombin dhe atdheun
jeton dhe punon krenarë,
të gjithë ti bashkojmë
punë , dije dhe qëllim
sikur më parë plumbat legjendarë,

Bashkimi i kombit dhe atdheut,
do vij , do vij sa më parë,
gjaku i të rënëve , toka dhe Zoti
këtë e duan sa më parë,
komb e atdhe po bashkohen,
bashkohuni dhe ju,
mos rrini të perçarë,

Politika dhe interesi,
pse aq thellë ju kanë ndarë,
bashkohuni ju komb atdhe,
bashkohuni o shqiptarë.
që festën e bashkimit kombëtarë,
t'a festojmë të bashkuar
, të gëzuar dhe krenarë,
të mos harroi asnjeri se historia
mban të shënuar çdo tradhëtarë.

Le ti themi të gjithë botës
që ne jemi populli më krenarë ,
flamuri dhe shqiponja,
do të valvisin sikur tani të pandarë,
urime me zemër dhe shpirt
komb edhe atdhe
bashkimi ynë kombëtarë,
Shqipëria e bashkuar dhe e vetme
nur i përjetshëm i gjithë botës mbarë,
kjo është parajsa e pëhershme
e atdheut dhe kombit shqiptarë.

Autor : Ilmi Tahiri Podujevë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat