Tetori Gjerman 2015: Program i larmishëm me pika të shumta kulmore

Kultura

Tetori Gjerman 2015: Program i larmishëm me pika të shumta kulmore

Më: 29 shtator 2015 Në ora: 20:53

Filma, letërsi, teatër, muzikë e balet si dhe diskutime dhe workshop-e – një program ilarmishëm i Tetorit Gjerman është duke pritur publikun edhe për vitin 2015. JavëtGjermane të këtij viti në Shqipëri organizohen nën moton: „25 vjet ribashkim iGjermanisë, 25 vjet transformim në Shqipëri“.

Edicioni i nëntë i Tetorit Gjerman

Tetori Gjerman po zhvillohet për të nëntën herë radhazi. “Një sukses i bukur dhe traditë e mirëfilltë tanimë” u shpreh Ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann gjatë prezantimit tëprogramit më 29 shtator 2015 në Ambasadën Gjermane. „Së bashku me partnerët tanëtë shumtë kemi hartuar një program, i cili dëshmon larminë e marrëdhënieve gjermanoshqiptare në fushën e kulturës“, tha Ambasadori Hoffmann. „Ideja është që gjermanë dhe shqiptarë të vinë më afër e të njohin më mirë njëri-tjetrin“.

Ambasadori Hoffmann falënderoi shprehimisht partnerët dhe sponsorizuesit e shumtë, që kanë kontribuuar në realizimin e Tetorit Gjerman. Në gjashtë javët në vazhdim në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë do të zhvillohenaktivitete të ndryshme në kuadër të Tetorit Gjerman. Në fokus janë projektet ndërkufitare, që lidhin me njëra-tjetrën kulturën gjermane dhe atë shqiptare, që sjellin bashkë njerëz të kulturës nga të dy vendet.

Shumë projekte ndërkufitare

Kështu për shembull „Carmina Burana“ nga Carl Orff, një vepër klasike muzikore e shek.XX, e cila vjen në skenë në Tiranë në formën e një baleti. Koreografi Youri Vámos,i cili ka punuar për vite të tëra në Gjermani dhe është i mirënjohur në gjithë botën si narrator koreografik, e ka punuar këtë pjesë për disa javë me pjesëtarë të trupës së baletit të TOB. Si dirigjent vjen Desar Sulejmani me origjinë nga Shkodra, por që gjithashtu jeton dhe punon prej vitesh në Gjermani. Për herë të parë në Tetorin Gjerman zhvillohet projekti i një Rezidence Letrare – e ftuar është shkrimtarja gjermane Karen Köhler, e cila ka ngjallur entuziasmin e kritikëve dhe publikut gjerman për debutimin e saj me „Kemi zënë raketa“. Ajo do të qëndrojë në Tiranë për plot 4 javë dhe do të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Pjesë të programit janë gjithashtu ‚Klasikët‘ e sprovuar: kështu në Kinema Millenium do të shfaqen në katër mbrëmje filma të suksesshëm gjermanë të viteve të shkuara me titra në shqip: „Goodbye, Lenin“, „Barbara“, „Fack ju Göhte“ dhe „Motrat, që dashurova“. Dhe nisur nga suksesi i konsiderueshëm do të rishfaqet pjesa teatrale „Pse e vodhëm makinën“ („Çiku“), i sjellë në skenë për herë të parë në gjuhën shqipe në muajin qershor prej regjisorit Stefan Neugebauer – kjo pjesë do të shfaqet edhe shtatë herë të tjera.

Më 9 tetor, në Ditën e Informacionit me moton “Gjermanisht erfrischt” do të informoheni rreth bursave dhe praktikave të ndryshme në Gjermani, ndërsa në konferencën me temë „Most Needed Professions“ në fillim të nëntorit do të flitet për ndërthurjen mes arsimit dhe tregut të punës në Shqipëri. Krahas kësaj ka projekte të ndryshme, të cilat trajtojnë në mënyrë të veçantë moton e këtij Tetori Gjerman – si p.sh. forumi i diskutimit „Breshëri në kokë“, me karikatura politike, apo konkursi i ideve „Born in the 90ies – Explore the past, create the future!“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat