Këshilli për Trashëgimin Kulturore 3 vite pa bord

Kultura

Këshilli për Trashëgimin Kulturore 3 vite pa bord

Më: 29 shtator 2015 Në ora: 17:00

​Komisioni parlamentar për mbikëqyrje të financave publike ka miratuar në parim projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në këtë komision pasi kishte vërejte të draftin e projektligjit, u vendos të formohet një grup punues për të cilin do të ndryshojnë këtë projektligj.

Po ashtu, në këtë komision raportuan edhe anëtarët e Këshillit Kosovarë për Trashëgimin Kulturore, ku nga përfaqësuesja e këtij institucioni u tha se ky institucion për tre vite ka vepruar pa bord e për këtë tha se e la jetim kuvendi.

Xhajlane Hoxha, udhëheqëse ekzekutive e Këshillit Kosovarë për Trashëgimin Kulturore tregoi vështirësit që u ballafaquan gjatë këtyre tri viteve pa bord.

Hoxha: Për tre vite kuvendi na la pa anëtar të bordit

“Tre vitet të kaluara Kuvendi i Kosovës më ka lënë jetim. Pa shtatë anëtarë të bordit dhe në rrethana të jashtëzakonshme jam mundu që aq sa unë kam pasur mundësi në suaza të kontrollit tim të jap kontributin për avancimin në trashëgimin kulturore dhe të shpenzohet buxheti, përveç mënyrës racionale të shpenzohet edhe mbi parime të pacaktuara me ligj. Të gjitha këto vështirësi nuk kanë qenë të lehta për fa ktin se ne jemi vetëm shtat nëpunës, nuk kemi fusha të trashëgimisë kulturore, punohet me kuadër deficitarë, megjithatë nuk po ankohem dëshiroj të ankohem.Jemi vetëm 7 dhe duhet të jemi 21, kemi vepruar me kapacitete të 1/3 të punëtorëve, prandaj detyrimisht pozitat shtesë mbulohen prej punëtorëve që nuk e kanë atë pozitë. Tre pozita tjera që kërkohen me ligj mbulohen prej një nënpunësi me një pozitë, me një kontratë”, ka thënë ai.

Sinavere Rysha, anëtare e komisionit tha se të shikohet mundësuar e kompensimit me punë shtesë.

Rrysha: A keni marrë kompensim shtesë

“Kisha dashur të dijë për kompensimi për punë shtesë edhe pse me ligjin për menaxhimin financave zakonisht bëhet kompensime nëse punon ditë shtesë ose orë shtesë duhet të merr ditë pushim por jo edhe të kompensohet materialisht në bazë të cilit vendim jeni ke e bërë këtë kompensim dhe a e keni shiku mundësin e angazhimit tà « stafit të ri”, tha Rysha.

Ndërsa, Hoxha është përgjigjur duke thënë se limitet buxhetore kanë pamundësuar punësimin e stafit.

Hoxha: Limitet buxhetorenuk lejuan të kemi numër më të madh të stafit

“Problemiështë se kur e kanë krijuar Këshillin e Kosovës për Trashëgimisë Kulturore e kanë miratuar një rregullore në vitin 2009, Kuvendi i Kosovës dhe 7 anëtarë të këshillit . Bazuar në atë rregullore kam vendosur fillimisht të rekrutoj një personale prej nëntë nëpunësve, ndërsa në rregullore kanë paraparë 14…limitet buxhetore nuk e kanë lejuar rritjen e stafit përkundër kërkesave për rritje“, tha Hoxha.

Ali Sadriu, anëtar i komisionit tha se është i shqetësuar me atë çka dëgjoi nga zonja Hoxha.

Sadriu: Pse në raport të auditorit nuk janë paraqitur çështjet që i ngriti zonja

“Ne kemi dy raportin e auditorit dhe të cilin e prezantoj zonja. Unë nuk e di si ka ardhur te kjo…Në anën tjetër zonja i ngriti disa që për mua janë shumë shqetësime .Ngriti problemin e pagesës jashtë orarit ato rregullore të cilat nuk janë në harmoni me ligjin për menaxhimin e financave publike ato nuk vlejnë… Prandaj u ngritën disa çështje që në raport nuk figurojnë për mua është befasuese kjo. Do të doja sqarime për këto që i ngriti zonja dhe nuk i kemi ne.“, tha Sadriu.

Bujar Bajraktari nga auditori i përgjithshëmka dhënë përgjigje në pyetjet e Sadriut.

Bajraktari: Nuk ka pasur të evidentuar parregullsi

“Sa i përket pyetjes se me çka rregullohet kompensimi i shërbyesve civil ai rregullohet me dy ligje bazike …Sa i përket çështjes së auditimit nuk ka qenë çështja parregullsi rreth dhënies së kompensimit por çështja ka qenë se nuk është evident si duhet nuk është dokument si duhet puna që është kryer për çka d he është paguar kompensimi shtesë. Për neve ka qenë kjo si çështje “, tha ai.

Në komision po ashtu ishte paraparë por munguan përfaqësuesit të cilët kishin për të raportuar pasqyrat financiare për vitin 2014. Ata të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikimeve Elektronike dhe Postare dhe përfaqësuesit e hekurudhave .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat