Fillimi i tetorit sjell “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll

Kultura

Fillimi i tetorit sjell “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll

Më: 29 shtator 2015 Në ora: 12:03

Manifestimin tradicional letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”, zhvillon edicionin e 26-të më 3 tetor në Stubëll të Epërme të Vitisë dhe sivjet trajton temën “110 vjetori i Shkollës së Parë Shqipe Legale në Stubëll”.

Në kuadër të këtij organizimi do të promovohen dy libra, “Miqtë e mi në amshim” i Dom Lush Gjergjit dhe “Arbërorët ndërmjet kishës perëndimore e asaj lindore” i Gjon Berishës. Do të mbahet gjithashtu një orë letrare ku do të ndahen çmimi “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira dhe çmimi “Qeshk Ukaj – veteran i arsimit”, ndërsa për programin argëtues do të kujdesen instrumentistët nga Filarmonia e Kosovës dhe Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia.

Manifestimi “Takimet e Dom Mikelit” mbahet që nga viti 1990, duke mbledhur njerëz të të gjitha shtresave dhe fushave të dijes, të artit e të kulturës përgjithësisht dhe nga mbarë hapësira shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat