Zeni Ballazhi, u.d. i drejtorit në Galeri të Arteve

Kultura

Zeni Ballazhi, u.d. i drejtorit në Galeri të Arteve

Më: 28 shtator 2015 Në ora: 23:53

Zeni Ballazhi do të jetë ushtrues detyre i drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës , deri sa Bordi i Përgjithshëm i këtij institucioni do ta hap konkursin për zgjedhjen e drejtorit,

Këtë e konfirmoi për KultPlus, udhëheqësja e Bordit të Galerisë Kombëtare, Adriana Marku Sedaj.“Bordi i përgjithshëm i Galerisë Kombëtare të Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur, unanimisht vendosi që në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Galerisë Kombëtare të emërohet Zeni Ballazhi, deri në zgjedhjen e drejtorit”, tha Adriana Marku Sedaj.

Ajo më tutje tregoi se nga mbledhja e mbajtur e këtij bordi gjatë ditës së sotme, ata kishin vendosur edhe anulimin e programit për vitin 2016-të të Galerisë Kombëtare të shpallur nga ish drejtori Erzen Shkololli.

“Kemi vendosur që ta anulojmë programin e vitit 2016-të i cili është shpallur nga ish drejtori Erzen Shkololli. Arsyeja e anulimit është se nuk kemi qenë të informuar ne si këshill i GAK. Pavarësisht që ne e kemi anuluar programin, personat të cilët deri më tani kanë konkurruar, atyre nuk do të ua humbasim të drejtën, edhe në rihapjen e programit për vitin 2016-të. Atyre do të ju vlej konkurrimi dhe dokumentacioni i tyre do të mbetet aty. Arsyeja e anulimit ka qenë mos informimi ynë, pasi që ne vetëm nga mediet jemi informuar, gjithashtu kemi menduar që edhe në hapjen e programit për vitin e ri kalendarik do të bëhen disa ndryshme të cilat ende nuk i kemi vendosur në mënyrë të detajuar ne si bord”, thotë për fund udhëheqësja e Bordit të përgjithshëm të Galerisë Kombëtare të Kosovë, Adriana Marku Sedaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat