Çmimi Vaclav Havel i ndahet një aktivisteje ruse

Kultura

Çmimi Vaclav Havel i ndahet një aktivisteje ruse

Më: 28 shtator 2015 Në ora: 13:49

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka ndarë aktivistes veterane ruse, Lyudmila Alekseyeva, çmimin për të drejtat e njeriut Vaclav Havel.

Disidentja e kohës sovjetike dhe një nga aktivistet më të zëshme në Rusi ka marrë sot çmimin prestigjioz në Strasburg të Francës.

Alekseyeva, 88 vjeçe, i është bashkuar lëvizjes sovjetike disidente në vitet 1960, ndërsa më vonë është bërë bashkëthemeluese e Grupit të Helsinkit në Moskë.

Ajo është detyruar të migrojë në Shtetet e Bashkuara më 1977, ndërsa është kthyer në Rusi më 1989 për të vazhduar punën.

Çmimi vjetor Vaclav Havel, në vlerë prej 60,000 eurosh, nderon individë ose organizata që vlerësohet se kanë ndërmarrë veprime në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Evropë dhe më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat