Revya e Rapsodëve ''Rizah Bllaca'' që tuboi emra të njohur të muzikës folklorike

Kultura

Revya e Rapsodëve ''Rizah Bllaca'' që tuboi emra të njohur të muzikës folklorike

Nga: Ragip GURAZIU Më: 28 shtator 2015 Në ora: 08:35

Në shenjë të ''Festarit 2015'',që edhe këtë vit,duke filluar që nga muai shtator,organizuar nga Drejtoria Për Kulturë,Rini e Sport dhe Mergata Therandë,në këtë program siç çdo vit,tashmë është bërë traditcionale,në kuadër të saj organizohet edhe Revya e rapsodëve ''Rizah Bllaca.Rapsodët që marrin pjesë në këtë ''Revy''Ftohen gjithnjë nga treva mbarkombëtare dhe artistë të vendeve të ndryshme evropiane e botërore.

Festari2015 THerandë sipas agjendës së Festarit u mbajt Revyja Muzikore folklorike “Riza Bllaca”. Ky manifestim muzikor u mbajt në Shtëpinë e kulturës” Ukë Bytyçi” në Suharekë dhe ka tubuar të gjithë dashamirët e folklorit, të cilët kishin ardhur për të dëgjuar këngë të këtij zhanri. Për të rikujtuar rapsodinë e njohur të folklorit Riza Bllacën, shumë rapsodë të njohur të folklorit kosovarë kanë kënduar në Revynë rapsodëve “Riza Bllaca”. Pjesmarrja e madhe e dashamirëve të kësaj muzike dhe përcjellja me duartrokitje e arsyetuan organizimin e kësaj mbrëmje e cila tashmë është bërë tradicionale dhe mbahet çdo herë në mes të javës së Festarit.U promovua veprimtaria letrare e Nuhi Veselajt.

Me një mbrëmje artistike e cila u mbajt në Qendrën e rinisë “Shtëpia e Felbahut” në Suharekë, mbrëmë u bë promovimi I veprimtarisë shkencore letrare të shkrimtarit Nuhi Veselaj. Gjatë kësaj mbrëmje u lexuan edhe poezi dhe prozë të krijuesve nga Suhareka, Prizreni dhe Malisheva.

Po i kthehemi Revys së Rapsodëve ''Rizah Bllaca''

Ata që e mbanin barren më të madhe të kësaj Revye ishin vetë bllacianë,gjegjesisht njerëzit të Kulturës,këngëtarët të zhëndrrave të ndryshem dhe udhëheqsin e progamit të kësaj Reve dhe rapsodi i mirënjohur tashmRevyja Muzikore folklorike “Riza Bllaca'', Zenel Zekolli,Përpaim Pirku ,Faik Guraziu,Fehmi Guraziu,Hysen Fangu e Enver Lezi e shumë të tjerë.Salla ku u mbajt Revyja Muzikore folklorike “Riza Bllaca'',ishte përplot musafir,që kjo nuk ka ndodhur deri më tani që salla të jetë e stërmbushur dhe vecanta e kësaj mrëmje ishte pjesëmarrja e talenteve ,rapsodëve;Enver Lezi,Hysen Fangu e Fehmi Guraziu,që mahniten publikun në sallë dhe Zenel Zekolli me këngen Qamero moj Qameri.

Po kush ishte Riza Bllaca,që mbahet kjo Revy?

Riza Bllaca (1919-1988)

Riza Bllaca la pas vetes mbi njëzet mijë vargje rapsodike

''Duhesh të jesh talent i rrallë poetik në rangun hemorik,që t'i dish e t;i këndosh më shumë se njëzet mijë vargje pa ditur shkrim dhe lexim'',përcakton dr. Sadri Fetiu,tek shprehet për Rizah Bllacën.Sepse,siç thotë dr.Sadri Fetiu,''ai është rapsodi më i madh i kohës së tij...'' dhe rapsodët janë shkruesit e parë të historisë.

Poezia popullore është vlerë e trashëguar e krijimtarisë poetike të një populli, e cila është ruajtur e zhvilluar duke u bartur ndër breza njerëzor. Shumë lIoje të këngëve, që lidhen me ritet e ndryshme familjare e shoqërore, janë ruajtur në sajë të kujdesit të përgjithshëm, sepse interpretues dhe bartës të tyre kanë qenë shurnica njerëz të rëndomtë, që iu kanë bashcuar interpretimeve të përbashkëta kolektiye të këngëve rituale. Mirëpo, për krijirnin, ruajtjen dhe kultivimin e disa lIojeve, në radhë të parë të atyre të këngëve epike dhe epiko-llrike, të cilat herët kanë filluar të interpretohen me përcjelIje të veçantë të veglave muzikore duke u kënduar individualisht, roI të veçantë kanë pasur këngëtarët e talentuar me prirje të veçantë poetike dhe muzikore. Ata gjatë zhvillirnit historik të këngëve epike, janë bërë edhe modelues të formave melodike dhe poetike dhe ruajtës të kujdesshëm të traditës së këndimit.

Disa nga këta këngëtarë janë shquar për aftësitë krijuese dhe interpretuese, prandaj nuk janë vetëm bartës të thjeshtë të trashëgirnisë poetike dhe muzikore, por edhe krijues të talentuar. Krijuesit e këtillë të këngëve populIore epike janë quajtur më së shpeshti rapsodë ose edhe poetë populIorë. Ata kanë treguar edhe aftësi të veçanta të mbamendjes dhe të kujtesës, sepse kanë qenë në gjendje t'i riprodhojhë drejtpërdrejt me mijëra vargje.

Në traditën e poezisë epike popullore të ruajtur deri në kohën tonë zënë vend shumë këngëtarë, lahutarë, por edhe të tjerë që kanë kënduar me çifteli ose sharki, të cilët kanë ditur përmendsh më shumë se dhjetë mijë vargje. Falë meritave të tyre është ruajtur deri sot kënga populIore shqiptare epike e ciklit të kreshnikëve, balada e moçme shqiptare me elemente të shumta mitike dhe kënga historike që nga periudha mesjetare.

Midis këngëtarëve të shumtë të traditës shqiptare, që shquhen për aftësitë krijuese dhe interpretuese,të cilët i përkasin tipit të rapsodit të rnirëfilltë, vend të merituar zë Rizah Bllaca, nga fshati Bllacë i komunës së Suharekës. Këngët që i ka kënduar ky rapsod paraqesin një pasuri të veçantë për traditën poetike populIore, prandaj Instituti Albanologjik i Prishtinës ka botua dy vëlIime me të gjitha këngët e Riza Bllacës me autor,Sadri Fetiu, duke filluar kështu punë të veçantë në publikimin e folklorit të trevave të caktuara, për të paraqitur në mënyrë më të plotë edhe aftësitë krijuese të rapsodëve më të dalluar që zënë vend meritor në kultivirnin e traditës poetike popullore. Në këtë mënyrë do të paraqitet para lexuesit të zakonshëm, e në mënyrë të veçantë para studiuesit të sotëm dhe të brezave që do të vijnë, pasuria e këngëve, e variantevè dhe e motërzimeve të tyre të shumta në treva të ndryshme të viseve shqiptare.

Autori eshte gazetar analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat