Sot fillon java e leximit të librave të ndaluar

Kultura

Sot fillon java e leximit të librave të ndaluar

Më: 27 shtator 2015 Në ora: 21:57

Libra të ndaluar ka pasur edhe në regjimin komunist shqiptar. Librat e Kasëm Trebeshinës, Lazër Shantojës, Anton Harapit, Sejfulla Malëshovës, Musine Kokalarit, ndër vite kanë qenë në trojet shqiptare libra që nuk duhet lexuar, pra duhet anatemuar e mohuar.
Nëpër tërë botën, që sot nis Java e leximit të librave të ndaluar. Për arsye të ndryshme, shumë libra nëpër botë ndër vite por edhe sot janë të ndaluar për tu lexuar, dhe këtë vazhdojnë ta bëjnë qeveritë e shteteve të cilat i dënojnë individët me leximin e tyre.

“The Kitte Runner” është një prej atyre librave që thuhet se tentohet të mos lejohet në treg. Libri i Khaleid Hossein i përkthyer edhe në shqip, është vetëm pjesë e listës së librave tjerë që janë të ndaluar, ose të penguar.

Banned Books Week, një iniciativë e themeluar më 1982, u bën thirrje lexuesve nga e mbarë bota që ti lexojnë librat e ndaluar, të penguarit, ata që provohen të zhduken, por edhe të tjerët. Libri “The Bluest Eye” nga Toni Morrison, ose “Persepolis” nga Marjane Satrapi ose “A stolen life” nga Jaycee Dugard, janë po ashtu libra që nuk i përshtaten “ndërtimeve” që ka bërë njerëzimi.

Libra të ndaluar ka pasur edhe në regjimin komunist shqiptar. Librat e Kasëm Trebeshinës, Lazër Shantojës, Anton Harapit, Sejfulla Malëshovës, Musine Kokalarit, ndër vite kanë qenë në trojet shqiptare libra që nuk duhet lexuar, pra duhet anatemuar e mohuar, shkruan KultPlus.

Arsyet që këta libra ndalohen janë nga më të ndryshmet: gjuha ofenduese, përhapja e ideologjive fetare, përhapja e homoseksualizmit, masturbimi në libër, përshkrimi eksplicit, vizatimet që nuk përkojnë me librin etj.

Banned Books Week po ashtu thërret lexuesit që të lexojnë këta libra, ti sfidojnë ata, ti sfidojnë njerëzit dhe të tjera iniciativa që ngrihen kundër librave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat