Fillon festa në Rahovec, vallen shqiptare e luajnë edhe të huajt (Foto)

Kultura

Fillon festa në Rahovec, vallen shqiptare e luajnë edhe të huajt (Foto)

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 11:41

​Traktorët me rrush, këngë e valle. Kështu ka nisur festivali “HardhFest”, në Rahovec, ku sot e nesër do të ketë aktivitete të ndryshme për promovimin e rrushit dhe verës.

Janë paraparë konferenca, koncerte, ekspozita, gara, përgatitje të verës dhe shumë aktivitete të tjera. Ndërkohë, në këto momente ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi po përurojnë Bodurimin e ri “Kosovaëine” për përpunimin e verës dhe produkteve të tjera të rrushi.

Pas pak nis edhe ceremonia e hapjes së festës së vjeljes së rrushit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat