Val Maloku përkrah Jessica Chastain në filmin “The Zookeeper`s Wife”

Kultura

Val Maloku përkrah Jessica Chastain në filmin “The Zookeeper`s Wife”

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 19:42

Val Maloku, aktori i vogël në filmin “Babai”, me regji të Visar Morinës, është përzgjedhur të luajë në filmin “The Zookeeper`s Wife”, ku do të luajë djalin e Chastain.

Talenti i tij po vërehet gjithandej, madje edhe prej regjisorëve amerikanë. Një kosovar kësisoj do të luajë përkrah aktores dy herë të nominuar për Oscar, Jessica Chastain.

Val Maloku, aktori i vogël në filmin “Babai”, me regji të Visar Morinës, është përzgjedhur të luajë në filmin “The Zookeeper`s Wife”, ku do të luajë djalin e Chastain, transmeton kultplus.

Me regji të Niki Caro, regjisore goxha me nam, e cili ka dërguar në nominimet Oscar aktoret: Charlizse Theron dhe Keisha Castle Hughes, flet për dy individë të cilët në Kopshtin Zoologjik në Varshavë shpëtojnë shumë jetëra njerëzish përgjatë invazionit nga Nazistët.

Aktor tjetër në film është konfirmuar edhe Daniel Bruhl, i cili ka luajtur në filmat “Rush”, “Goodbye Lenin” dhe “Inglorious Bastards” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat