Atdhe, Nushi iku në amshim

Kultura

Atdhe, Nushi iku në amshim

Nga: Ilmi Tahiri Më: 3 shtator 2015 Në ora: 10:55

Atdhe sonte edhe akademik Nushi
iku në amshim, ky mendje ndritur,
për kombin dhe atdheun ishte
sikur më i ndritshmi dhe i mbari agim,
sonte nata është e errët ,
nga qielli erdhi i ziu pikëllim,
nga kjo botë iku Nushi përgjithmonë,
pa asnjë paralajmërim,
shëmbëlltyrë e dijes dhe paqes ,
edhe hëna sonte shpërtheu në vaj
dhe pikëllim, shpirti i tij i ndritur
shkoi në qiell përmbi yje lartë
shkoi në amëshim , ai do të ndrijë
me yjet dhe diellin edhe në agim,
ishte i dashur , i ëmbël i qetë,
ishte profesor akademik me
plotë merita dhe emërtim ,
kombit dhe atdheut tërë dijen
dhe potencialin ia dhuroi në shfrytëzim,
shkencës i dha nur , mendjes
dhe shpirtërave iu dhuroi ,
prehje dije , qetësi dhe ndriçim,
Iku sonte mendje ndrituri ,
iku Nushi i Madh sonte në amshim,
pas la dhimbje dhe pikëllim,
një dëshirë të përjetshme
ke pasur Shqipërinë natyrale
të bashkuar ta shijosh para se të ikësh
në amëshim, ti prehu i qetë
në parajsë profesor i dashur
dhe i shtrenjti miku im,
vepra dhe dija jote ishin
për kombin dhe atdheun
plotë nur dhe shkëlqim,
shpirti yt profesor Nushi do jetë
i pranishëm sërish mes nesh
në çdo frymëzim dhe rrugëtim,
shkenca do të mbajë emrin tënd
si qielli plotë rrëze dritë në agim,
ti do të jesh i pranishëm , i dashur
dhe i këndshëm përherë mes
rreze artëve me tuajin ligjërim,
shqiponja dykrenare do të lartësohet
me shpirtin tënd duke kërkuar
për kombin dhe atdheun sa më shpejt bashkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat