Filmi i regjisorit nga Kosova fiton çmim në Monthly Film Festival

Kultura

Filmi i regjisorit nga Kosova fiton çmim në Monthly Film Festival

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 09:17

Me regji të Besim Ugzmajlit filmi “The Eaters”, ka arritur të mposhtë konkurrentët e kësaj gare ku është votuar online.

Filmi i metrazhit të shkurtë “The Eaters”, i regjisorit nga Kosova, Besim Ugzmajli, ka fituar çmimin kryesor në festivalin “The Monthly Film Festival”.

“The Monthly Film Festival” është një festival i filmit në platformën online mjaft i rëndësishëm për regjisorët e rinj, për të shfaqur talentin e tyre, pasi për çdo muaj mund të konkurrohet për çmimet më të rëndësishme, transmeton kultplus.

“The Eaters” është një dramë që zgjat 3 minuta e 23 sekonda. Aktorët e këtij filmi janë Labinot Lajçi dhe Orgesa Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat