Muzeu Historik Kombëtar sivjet pret 90 mijë vizitorë, ka nevojë për më shumë të ardhura

Kultura

Muzeu Historik Kombëtar sivjet pret 90 mijë vizitorë, ka nevojë për më shumë të ardhura

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 17:35

Numri i vizitorëve në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë është rritur ndjeshëm. Për muajt e parë të këri viti, janë 40 mijë turistë që kanë ardhur për të parë pavionet e Muzeut, dhe për t’u njohur me historinë e Shqipërisë.

Drejtori i Muzeut Melsi Labi në një prononcim për KosovaPress tha se sivjet priten më shumë turistë se vitin e kaluar, apo më saktë rreth 90 mijë deri në fund të vitit 2015.

"Jemi në kufirin e 40 mijë vizitorëve, unë mendoj dhe besoj që deri në fund të vitit bashkë me programet speciale që përdorim do të kemi 80 deri në rreth 90 mijë vizitorë. Një shifër pak më e lartë sesa viti 2014. Duhet një ndërhyrje e fuqishme ose t’i jepet siç e kemi thënë autonomia Muzeut Historik Kombëtar siç është Butrinti që e kemi Parkun Kombëtar të Butrintit, e kemi këtë precedent të vetorganizimit dhe mirëadministrimit të saj, dhe një fluks shumë të kënaqshëm vizitorë në Butrint, të njëjtën gjë mund ta bëjmë dhe me Muzeun Historik Kombëtar dhe s'mund ta bëjmë me këtë bazë ligjore", tha drejtori Melsi Labi.

Pavarësisht interesit në rritje të numrit të vizitorëve, drejtori thotë se ka nevojë për disa ndryshime ligjore, sidomos sa i përket ndarjes së të ardhurave. Ai propozon skemën që aplikohet aktualisht për Parkun e Butrintit, ku 90 % e të ardhurave t’i kalojnë Muzeut, dhe 10 % shtetit. Sipas tij ky ndryshim ligjor është i rëndësishëm pasi Muzeu ka nevojë për investime, restaurim dhe mirëmbajtje të objekteve që ruhen aty.

"Atëherë duhet të ndryshojë niveli i përqindjes që i mbetet Muzeut Historik Kombëtar. Duhet që udhëzimi nga Ministria e Financave siç është edhe baza ligjore ti lejojë Muzeut Historik Kombëtar, që këto të ardhura ti përdorim edhe për investime, jo vetëm për shërbime , sepse siç e shohim ato ekspozitorë apo këto kushte që duhen me aspirim-kondicionim dhe shumë gjëra të tjera janë futur në zërin e investimeve dhe jo të shërbimeve. Këto propozime Muzeu ka kohë që i ka bërë tashmë dhe janë nëpër tavolinat përkatëse por duhet një vendim më lartë qoftë edhe se sa Ministria e Kulturës. 90 % e të ardhurave i mbeten sajtit të Butrintit dhe 10 % i kalonte si taksë shtetit. Unë propozojë të njëjtën gjë edhe për Muzeun Historik Kombëtar. Po ashtu baza ligjore duhet të shoh, dhe të prek disa ndryshime të tjera sa i përket kompetencave të administrimit, pse jo dhe të territorit rreth e rrotull por tashmë jemi në negociata me z.Veliaj dhe me Bashkinë e Tiranës. Shpresojmë që të kemi një produkt sa i përket kësaj pjese. Unë jam jashtë mase pozitiv, kemi gjetur si rrallë herë me kryetarët e bashkive, kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Duhet të kuptojmë që duhet të jemi konkurent me gjithë Muzetë botërorë dhe europianë,pasi nëse duam të shkojmë në Europë, duhet të shkojmë me të gjitha bateritë," tha Labi.

Gjeografia e turistëve nuk ka ndryshuar shumë, vazhdojnë të mbizotërojnë turistët nga trojet shqiptare, vizitorë nga rajoni, por vitet e fundit ka pasur shumë turistë edhe nga Kina e Amerika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat