Humb jetën aktori 21-vjeçar i “Les Miserables”, Kyle Jean-Baptiste

Kultura

Humb jetën aktori 21-vjeçar i “Les Miserables”, Kyle Jean-Baptiste

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 09:39

Aktori Kyle Jean-Baptiste, i cili bëri histori si i pari afrikano-amerikan që luajti rolin kryesor në një prodhimin e kompanisë Broadway, të filmit “Les Miserables” (Të mjerët), vdiq të premten në mbrëmje (28 gusht) në Nju Jork.
Marc Thibodeau, zëdhënës i produksionit, tha sot se Jean-Baptiste ra nga shkallët e emergjencës.
“E gjithë familja e ‘Les Miserables’ është e shokuar dhe e tronditur nga humbja e papritur tragjike e Kyle-t, një talenti të ri tepër të çmuar dhe një person i jashtëzakonshëm që ka bërë historinë me debutimin në Broadëay,” tha zëdhënësi në një deklaratë. “Shprehim ngushëllimet më të thella për familjen e tij dhe kërkojmë të respektoni privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë”.
Aktori 21-vjeçar luajti rolin kryesor të Jean Valjean – që ai e quanti “roli i ëndrrave”.
Ai ishte dhe aktori më i mir që mori pjesë në një produksion të Broadëay. “Faleminderit për të gjithë dashurinë tuaj. Nata e djeshme ishte një nga netët më të bukura të jetës time,” tha ai një ditë pas debutimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat