​“Azemi” dhe “Babai” aplikojnë për propozim në Oscars

Kultura

​“Azemi” dhe “Babai” aplikojnë për propozim në Oscars

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 13:21

Dy filma artistikë kanë aplikuar në thirrjen për aplikim për propozimin e Kosovës për çmimin Filmi më i mirë i huaj.

Siç njoftoi Qendra Kinematografike e Kosovës, bëhet fjalë për filmat "Azemi", me skenar dhe regji të Rrahman Fetahut, dhe "Babai" me skenar dhe regji të Visar Morinës.

Këtë vit komiteti selektues i aprovuar nga Akademia Oscars përbëhet nga: Arben Bajraktaraj (kryesues), Blerta Zeqiri, Shkumbin Istrefi, Zymber Kelmendi, Sevdije Kastrati, Ilire Vinca, Alban Muja.

Vendimi pritet të merret në fillim të shtatorit, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat