Muzeu “Oso Kuka”, gjendja e godinës rrezikon objektet e ekspozuara

Kultura

Muzeu “Oso Kuka”, gjendja e godinës rrezikon objektet e ekspozuara

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 11:28

Mosrikonstruksioni prej vitesh i muzeut “Oso Kuka” në Shkodër, po rrezikon në degradimin e objekteve të ekspozuara në të. Përveç objekteve arkeologjike, aty gjenden rreth 20 mijë artikuj që mbulojnë pothuajse të gjitha fushat e albanologjisë.
Shkodër – Kjo shtëpi karakteristike e Shkodres, sot muzeu “Oso Kuka”, përgjatë 25 viteve demokraci nuk është kryer asnjë rikonstruksion rrënjësor. Drejtori Fatmir Juka thekson se ndërhyrjet do të ishin shpëtim jo vetëm për objektin, por edhe pasurinë e madhe që ndodhet brenda saj, pasi kushtet e ruajtjes nuk plotësojnë standartet e kërkuara.
“Kushtet fizike të muzeut thërrasin për një ndërhyrje. Nëse do të bënim një krahasim me muzetë e europës, jemi larg standarteve të tyre.”- shprehet Fatmir Juka, drejtor i muzeut “Oso Kuka”
Turistët çdo ditë i drejtohen muzeut për të mësuar një pjesë të historisë së Shkodrës. Prej pasurisë që ka, numri i vizitorëve nga e gjithë bota është rritur nga viti në vit.
“ Është e hera e parë në Shqipëri. Më pelqen shumë, kam parë kështjellën Rozafa, muzeun fotografik Marubi dhe Muzen “Oso Kuka”. Shumë bukur. Vende shumë tërheqëse. Tek kështjella Rozafa më pëlqeu atmosfera atje dhe perëndimi i diellit. Ne vijmë nga Italia, na e kishin prezantuar miqtë Shqipërinë dhe ja ku jemi.” – shprehen disa turistë që po vizitonin muzeun.
Muzeu “Oso Kuka” mbart pasuri të një historie mijëvjeçare, të vendosur në pavionet arkeologjike, etnografike si dhe në arkivin e bibliotekës, ku gjenden 20 mijë artikuj që mbulojnë pothuajse të gjitha fushat e albanologjisë, por nuk mungon edhe literatura e autorëve shqiptarë e të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat