Ministri Shala u takua më Këshillin për Trashëgimi Kulturore

Kultura

Ministri Shala u takua më Këshillin për Trashëgimi Kulturore

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 19:14

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot drejtuesit e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, të kryesuar nga kryetari Shafi Gashi.

Ministri Shala ka përgëzuar kryetarin dhe anëtarët për detyrën dhe funksionalizmin e Këshillit dhe u ka premtuar mbështetje dhe përkrahje në funksion të gjurmimit, ruajtjes, promovimit dhe afirmimit të trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës

Ai, po ashtu, ka kërkuar nga Këshilli që të kihet kujdes në procesin e finalizimit të Listës së Objekteve për Mbrojtje të Përhershme që ajo të jetë sa më gjithëpërfshirëse.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Gashi, u bisedua edhe për nevojën e bashkëpunimit të institucioneve të ndryshme rreth ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës, sidomos nga shkatërrimet dhe dëmtimet e qëllimshme.

Në këtë takim, u bisedua edhe rreth përgatitjeve që po bëjnë institucionet e Kosovës për aplikim në UNESCO.

Ndërkaq, Gashi e informoi ministrin me gjendjen e trashëgimisë kulture në Kosovë, me sfidat që e presin Kës hillin pas funksionalizmit, si dhe me nevojën për një vetëdijesim të përgjithshëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës, thuhet në komunikatën e MKRS./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat