Botohet pas vdekjes libri i Atjon Zhitit

Kultura

Botohet pas vdekjes libri i Atjon Zhitit

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 16:35

“Për atë që dua(m)” kështu quhet libri që përmbledh shkrimet që la pas Atjon Zhiti, djali i shkrimtarit Visar Zhiti, i cili u nda nga jeta në një aksident disa muaj më parë. Libri botohet nga “Eutpress” dhe shpalos në mënyrën më origjinale ide dhe mendime dhe një realitet i ninëzuar nga një 19-vjeçar plot me freski dhe ëndërr dhe përkushtim të bukur.

Janë 229 faqe me ese dhe statuse në ‘Facebook’, recenca, poezi e përkthime, etj., një pjesë të botuara nëpër gazeta të ndryshme në Shqipëri e Kosovë e në shtypin e diasporës deri matanë oqeanit në SHBA, por ka dhe shkrime që dalin për herë të parë, të gjitha të ruajtura nga e ëma e Atjonit, Eda, ndërkaq libri shoqërohet me një parathënie të gjerë nga i ati i Atjonit, Visari, por dhe me një album fotografik, një si udhëtim me imazhe dhe me një kapitull të fundit me thënie për Atjonin, së pari nga shoqet dhe shokët e tij, studentë e qytetarë, të njohur e të panjohur, profesorë e kritikë arti, artistë, shkrimtarë të shquar, etj., etj., jo vetëm nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, por nga vende të tjera, nga fqinjët ballkanikë, Greqi, Mal i Zi e Serbi, më së shumti nga Italia, ku Atjoni vazhdonte studimet për filozofi në Universitetin “Sacro Cuore”, nga Franca e Gjermania, Spanja, vendet nordike, SHBA-ja, etj., që i bashkon të gjithë dhimbja dhe dashuria, këtë radhë të përndezur nga Atjoni ynë…Libri del tani, ku autori do të mbushte 20 vjeç.

Buzëqeshja e tij, thotë në libër njëri nga shokët e Atjonit, ishte mjeti me të cilin donte të ndryshonte botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat