Mos humb troje im atdhe

Kultura

Mos humb troje im atdhe

Nga: Ilmi Tahiri Më: 26 gusht 2015 Në ora: 12:45

Mos humb troje im atdhe,
mos fal tokë edhe dhe,
është e jona sikur që ishte deri dje,
athua vallë tjetër ndarje dhe stuhi
mbi ne po vjen, kush këto të liga
po na i bjen , kjo kohë pas po na rikthen,
ne këtu ishim dem baba dem,
këtë tmerr tjeter kush po na bien,
nën coptim më nuk do të na rikthen,
ti Kosovë dhe qeveri ndal pak
nga tjerat lëshime, a s'mblodhe ndopak mendtë,
ndarjet të reja kush po i përmend,
jo nuk falen ato troje, jo nuk falet
as një pëllëmb , as tokë ,as vend,
tash edhe Malit të Zi i erdhi në rend,
tokën tonë po e përmend,
jo kurrë besa se ka me vend,
as si ëndërr, dhe as në rend,
tokat tona jane të këtij atdheu,
nuk shkojnë dot në tjetër vend,
s'ka tsunam që do i shemb,
a s' ju vjen turp veç me e përmend,
se për falje të reja as nuk vjen në rend,
Ti Kosovë mblidhi mendtë,
kjo mos të vihet as në truezë ,
as si agjendë, Mali i Zi
këto troje as mos ti përmend,
ne për bashkim të Shqiperisë Natyrale
përmbi një shekull jemi duke rend,
Plavë Gusia dhe Ulqinë është e jona,
tash bashkimi po vjen në rend,
ti këto troje për përfitim,
as në ëndërr mos i përmend,
ti i tëri qenke hamend,
se kjo s' arrihet kurrë në jetë
ky atdhe për pa u shemb .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat