Obiliqi do të bëhet me Shtëpi të Kulturës

Kultura

Obiliqi do të bëhet me Shtëpi të Kulturës

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 10:24

Sot, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi, ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Obiliqit, me të cilin fillojnë procedurat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në këtë qytet.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se ky Memorandum nënkupton fillimin e procedurave për ndërtimin e tërësishëm të Shtëpisë së Kulturës në Obiliq, projekt ky që do të vazhdojë vitin e ardhshëm, meqë është në objektivat e MKRS-së.

Shala, po ashtu, u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të përmirësojë dukshëm infrastrukturën në fushën e kulturës, që të krijohet një ambient adekuat për veprimtari kulturore në Kosovë.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e vlerësoi këtë projekt si të një rëndësi kapitale për qytetin, “meqë Obiliqit i ka munguar një shtëpi e kulturës, ndaj për qytetin ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe historik”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

Nëpërmjet këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, MKRS-ja sivjet ka ndarë 50 mijë euro për projektin: “Studimi i fizibilitetit, Projekti ideor dhe Projekti detal për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Obiliqit”, ndërsa Komuna e Obiliqit, 5 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat