Fillon festivali “Muaji i Beogradit në Prishtinë”

Kultura

Fillon festivali “Muaji i Beogradit në Prishtinë”

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 07:11

Fillon sot në Prishtinë, në Qendrën Informative Evropiane festivali “Muaji i Beogradit në Prishtinë”.

Festivali do të lancohet me konferencën për media që do të mbahet nga ora 11:00, ku përmes mediave publiku i gjerë do të ketë mundësinë që të mësojë më shumë rreth aktiviteteve të këtij festivali, njoftoi organizatori.

Në kuadër të festivalit, i cili do të zgjasë një muaj, do të mbahen ekspozita, koncerte, debate dhe shfaqje të filmave nga Serbia.

Ky festival është pjesë e projektit “Serbia dhe Kosova: kultura pa kufij”që implementohet nga organizata Qendra Liberal Demokrate me seli në Prishtinë, në bashkëpunim me organizatën Komitetit i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut me seli në Beograd.

Projekti financohet nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat