Gjeorgji, zbulohen shkrime që mund të ndryshojnë historinë

Kultura

Gjeorgji, zbulohen shkrime që mund të ndryshojnë historinë

Më: 24 gusht 2015 Në ora: 11:02

Arkeologët që punojnë në parkun arkeologjik në Kodrën Grakliani në Gjeorgji kanë gjetur disa shkrime të përpara 2.700 vjetëve – shumë më përpara se të njihej alfabeti në Kaukaz. Kërkuesit thonë se shkrimi ndodhet në piedestalin e një altari për një perëndi të fertilitetit.

Ajo çfarë thotë shkrimi është e panjohur sepse nuk ka një sistem shkrimi të njohur të ngjashëm, shkruhej në një artikull te Georgia Today.

Por zbulimet e vendosin Gjeorgjinë parahistorike ndërmjet disa prej civilizimeve të para që kanë përdorur gjuhën e shkruar, tha Vakhtang Lichelo, kreu i Institutit të Arkeologjisë në Universitetit Shtetëror të Gjeorgjisë.

“Shkrimet në dy altarët e tempullit janë vërtet të ruajtura mirë. Në njërin altar ka vetëm disa shkronja ndërsa i dyti është plotësisht i mbuluar nga shkronjat’, – tha Licheli.

“Këto shkrime janë aq të rëndësishme saqë i tejkalojnë kufijtë e shkencës së Gjeorgjisë dhe do të jenë subjekt i studimeve ndërkombëtare. Zbulimi i ri do ta ndryshojë fazën e veçantë të historisë të manuskripteve botërore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat