Prizrenasit mahnitin kroatët

Kultura

Prizrenasit mahnitin kroatët

Më: 24 gusht 2015 Në ora: 09:56

Gjatë të premtes, në Vodnjan të Kroacisë është mbajtur një manifestim multikulturor, i këngëve e valleve popullore, zakoneve e traditave popullore, ku kanë marrë pjesë 250 folkloristë nga dhjetë grupe, nga Kroacia, Sllovenia, Italia, Kosova, Hungaria dhe Polonia. Grupet e folklorit e kishin hapur festivalin duke parakaluar nëpër qytet, ndërsa më pas, në skenën e sheshit të qytetit, ata edhe zyrtarisht i janë paraqitur publikut, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të gjithë pjesëmarrësit, me krenari e kanë bartur veshjen e tyre popullore, duke treguar edhe kësaj here koloritin e kulturës së vendeve prej nga kanë ardhur. Kësaj radhe, kosovarët ishin të prezantuar nga ansambli folklorik i Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat