​Mbrëmje kushtuar Faruk Begollit në Teatrin “Dodona”

Kultura

​Mbrëmje kushtuar Faruk Begollit në Teatrin “Dodona”

Më: 23 gusht 2015 Në ora: 09:48

Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, sot, në ora 20:00, organizon mbrëmjen tradicionale për aktorin e ndjerë Faruk Begollin.

Begolli, siç cek Teatri në njoftimin, nuk i ka dashur asnjëherë fjalimet, por ndejat, diskutimet dhe atmosferën shoqërore. Prandaj, mbrëmja do të jetë pa protokoll, pa fjalime, por me tingujt e muzikës së lehtë qytetare, të interpretuar live.

Të pranishëm do të jenë familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirët e tij, ndërsa do të shfaqen edhe video-sekuenca të rralla nga jeta e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat