Gjithçka gati për festivalin e rrushit në Rahovec

Kultura

Gjithçka gati për festivalin e rrushit në Rahovec

Më: 21 gusht 2015 Në ora: 10:45

Kanë mbetur edhe dy javë deri te evenimenti më madhështor në Rahovec, festivalin e rrushit " HARDHFEST 2015". Në Këshillin Organizativ të festivalit thonë se gjithçka është e gatshme, ndërkaq agjenda multikulturore do të hartohet javën e ardhshme, e cila do të jetë shumë më interesante dhe përmbajtjesore, se sa viteve të kaluara.

Festivali i sivjetshëm do të mbahet në lokacionin e Shtëpisë së Verës më 5 dhe 6 shtator. Zëdhënësja e Këshillit Organizativ të festivalit, Saranda Shalën thotë se përgatitjet po rrjedhin shumë mirë, ka mbetur vetëm që draft agjenda të bëhet definitive në javën e ardhshme.

Ajo thotë se të gjitha hyrjet e Rahovecit janë të hapur për mysafirët dhe presin që ato dy ditë kryeqendra e Anadrinis, Rahoveci të jetë vend pelegrinazhi, ku mysafirët do të shijojnë produktet vendore, si dhe do të njoftohen me trashëgimin e lashtë dhe të begatshme të Rahovecit.

Sipas organizatorëve të festivalit, ky festivali do të jetë shumë më interesant dhe përmbajtjesor ,ku ditën e dytë të festivalit do të zhvillohen gara të shumta dhe lojëra të vjetra tradicionale, ku është përkujdesur edhe për pjesën artistike me pjesëmarrjen e Shoqërive Kulturore Artistike nga komuna dhe artistë tje rë nga estrada e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat