RTSH hap dyert për Festivalin e 54 të Këngës

Kultura

RTSH hap dyert për Festivalin e 54 të Këngës

Më: 20 gusht 2015 Në ora: 17:51

Radio Televizioni Shqiptar ka hapur konkursin për artistët që duan të jenë pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të “Festivalit te Këngës”, fituesi i së cilit përfaqëson Shqipërinë në Evrovizion, që kësaj here mbahet në Stokholm të Suedisë.

Në faqen zyrtare të RTSH-së janë radhitur kushtet të cilat këngëtaret duhet t’i plotësojnë, kushte që nuk ndryshojnë nga viti në vit.

Pranimi i këngëve do të bëhet më 29 dhe 30 Shtator 2015, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 në Radio Tirana.

Ajo çka bie në sy është se sivjet organizatorët e festivalit kanë hapur konkursin më herët se vitet e kaluara.

Në vitin 2014 në këtë festival triumfoi këngëtarja Elhaida Dani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat