Fondi muzeor i Butrintit, katalogohen 790 objekte

Kultura

Fondi muzeor i Butrintit, katalogohen 790 objekte

Më: 20 gusht 2015 Në ora: 08:32

Ministria e Kulturës ka njoftuar në një publikim të sajin në rrjetin social Facebook, se ka përfunduar inventarizimi dhe katalogimi i 790 objekteve arkeologjike të Fondit Muzeor Butrint në jug të vendit.

Ministria e Kulturës thekson se në databazën kombëtar në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore janë inventarizuar dhe kataloguar 790 objekte të Muzeut Arkeologjik Butrint.

Sakaq në vijim të njoftimit të MK-së shtohet se ky proces i përfunduar ka sjellë një fond muzeor të trashëgimisë arkeologjike të dokumentuar konform standardeve bashkëkohore të dokumentimit dhe kuadrit ligjor duke plotësuar të gjitha kërkesat që nevojiten për një Objekt ID.

Ndërkohë puna, me specialistet e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit, Butrint, është në proces vazhdimësie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat