Magjia e një nate vere pushtoi Amfiteatrin Antik

Kultura

Magjia e një nate vere pushtoi Amfiteatrin Antik

Më: 19 gusht 2015 Në ora: 20:35

Komedia e famshme e William Shakespear, “Ëndrra e një nate vere”, u shfaq me sukses mbrëmjen e së martës në Amfiteatrin Antik të Durrësit.

Nën regjinë e Driada Dervishit dhe një kaste aktorësh të njohur, si Amos Zaharia, Mimoza Marjanaku, Eralda Çaushi, Roland Koça, Suela Bako, Romir Zalla, Adelina Muça, Ervin Doko, Xhejni Fama, Besmir Bitraku, Andia Xhunga, Vilma Hodo, Gjergj Doçi e Marsel Rupi, komedia u ngjit në skenën e ngritur mbi arenën e Amfiteatrit, në kuadër të projektit “Ëndrra ime 2015”, një nismë e kryeministrit Edi Rama.

Ëndrra e një studenteje për të sjellë një vepër shekspiriane në Amfiteatrin Antik përkoi me ëndrrën e shumë artistëve dhe artdashësve, që mbushën arenën dhe shkallët e Amfiteatrit për të sjellë magjinë e një nate vere, që u ofrua falas dhe për herë të parë në këtë monument të Antikitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat