U nda nga jeta kritiku letrar Razi Brahimi

Kultura

U nda nga jeta kritiku letrar Razi Brahimi

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 18:13

Razi Brahimi lindi në Delvinë në 9 maj 1931. Shkrimtar, studiues, kritik letrar, historian i letërsisë, romancier, tregimtar etj, profesor Razi Brahimi ka qenë po ashtu shef i Katedrës së Letërsisë në Institutin e Arteve.

Ai kreu studimet për gjuhë- letërsi shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Tiranë dhe mbante titullin shkencor Docent. Punoi në Lidhjen e Shkrimtarëve, në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe dha leksione letërsie në universitet dhe Akademinë e Arteve.

Razi Brahimi shkroi : “Fjalë për letërsinë” (1960), “Shënime letrare” (1969), “Kur flasim për poezinë” (1972), “Vepra dhe profile krijuese” (1986), “Duke ndjekur procesin letrar” (1989) etj.
Nga veprat letrare mund të përmendim romane, novela dhe vëllime me tregime si “4 vajza”, “Zgjimi i pranverës”, “Tregime”, “Kthesa të forta”, “Larg familjes” etj.

Nga veprat e fundit mund të përmendim vëllimin me poezi “Ç’desha të them”, “Vetëvrasje poetësh” etj.
Studiuesi dhe shkrimtari Razi Brahimi ndërroi jetë në Tiranë pas një sëmundje të rëndë.
Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 18:00, në varrezat e Sharrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat