Teatri i Kukullave dhe surprizat në shtator

Kultura

Teatri i Kukullave dhe surprizat në shtator

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:41

Shtatë janë shfaqjet e programuara nga Teatri i Kukullave për sezonin artistik.Tre prej tyre u realizuan në gjashtë mujorin e parë, ndërsa në shtator nis vënia në skenë e shfaqjeve të tjera dy prej të cilave nën regjinë e emrave të huaj.

Që prej muajit qershor Teatri i Kukullave ka mbyllur sezonin artistik që për drejtuesen e tij, Monika Lubonja, ishte mjaft i suksesshëm:

Lubonja: “Sigurisht që kemi pasur një sezon shumë të suksesshëm.Kemi vënë 3 vepra për të cilën unë do të veçoja “Domaten kërcimtare” ku për herë të parë u bë nga trupa e aktorëve fëmijë .Një nga veprat më të bukura që është vënë dhe përsëri e them këtë me një krenari është “Guliveri nw Liliputë”.Pastaj pasohet me festivalin e “Fund detit”,një pjesë teatrale për të cilën ne donim të dëgjonim imagjinatën e fëmijëve në botën nënujore.”

Drejtuesja e këtij institucioni kulturor për fëmijë rrëfen disa nga surprizat e shtatorit, muaj në të cilin nis dhe sezoni i ri artistik për të gjithë vogëlushët.

Lubonja: “Në sezonin e ri shtator,tetor ,nëntor,dhjetor priten dy vepra shumë të fuqishme pwr tw cilat do vijnë regjisorë të huaj, një regjisor pritet të vijë në gusht. Kjo bëhet për eventin që ne kemi të 65-vjetorit të Teatrit të kukullave.Pastaj do na vijë regjisori i Malit të Zi dhe pastaj do të kemi në tetor ose nëntor premierën e tretë që është “Hirushja”.
Për sezonin e ri artistik Teatri i Kukullave ka nisur tashmë përgatitjet për restaurimin e skenës.

Lubonja: “Skena jonë ka defekte të mëdhaja. Ne duhet ta kuptojmë që nuk kemi shumë drita. Këto janë gjëra që unë herë pas here do i kërkoj me forcë që ti jepet një vëmendje skenës. Kur them unë besoj se edhe homologët e mi kanë nevojë për rregullimin e skenës. Ne jemi duke bërë përgatitjet e fundit për pritjen sidomos të këtij regjisori që unë do ta cilësoja me të vërtetë që është i madh.Shumë shpejt ne do të shikojmë një shfaqje komplet ndryshe nga shfaqjet e tjera”.

Megjithatë znj.Lubonja pohon se fondet e vëna në dispozicion shpesh janë të pamjaftueshme ndaj dhe kërkon më shumë vëmendje.

Lubonja: “Buxheti i marrë nga institucioni jonë është një buxhet që do të thoja me iniciativat që marr unë është shumë më i ulët sesa projektet që realizoj. Sigurisht që mund të luhet me atë buxhet deri në 3 premiera”.

Ashtu si çdo vit në muajin dhjetor Teatri i Kukullave do të organizojë edhe mbrëmjen gala ku të ftuar do të jenë të gjithë artistët, por edhe fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat