Filmi i pestë “Mission Impossible”

Kultura

Filmi i pestë “Mission Impossible”

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 23:16

Filmi Mission Impossible: Rogue Nation është i pesti në këtë seri 20-vjeçare, të bazuar në një serial televiziv të viteve ’60-të. Filmi inteligjent ofron një subjekt të shkëlqyer dhe aksion befasues. Ylli 53-vjeçar i Hollivudit, Tom Cruise, është sërish producent ekzekutiv dhe personazhi kryesor, agjenti karizmatik Ethan Hawk. Ashtu si dhe në filmat e mëparshëm, Cruise këmbëngul t’i realizojë vetë të gjitha skenat e vështira. Sfida e tij më e madhe është t’ia kalojë vetes në filmat e mëparshëm.

Forca e Misionit të Pamundur, IMF, përballet me armikun më të rrezikshëm. Një grup agjentësh të larguar që janë kthyer kundër padronëve të tyre, janë duke krijuar kaos në ekonominë globale duke vrarë udhëheqës botërorë. Ethan Hawk dhe skuadra e tij janë të vetmit që munden t’i ndalojnë, por duke qenë të mohuar prej CIA-s, ata duhet të veprojnë pa rënë në sy. Ilsa Faust është një agjente e pavarur dhe misterioze, e cila e paralajmëron Ethan për rrezikun e Sindikatës.

Christopher McQuarrie shkruajti skenarin dhe drejtoi filmin.

“Doja që të dilte një produkt për një audiencë ndërkombëtare dhe t’ju çonim në vende të pazakonta. Prandaj eksploruam Vienën, Londrën, dhe Marokun.”

Ekipi i producentëve zgjodhi Marokun për të filmuar një ndjekje të jashtëzakonshme me motor në një rrugë malore.

“Ndjehem me fat që marrim motorat më të mirë për të realizuar gjëra ekstreme. Nuk kemi duplantë që t’i realizojnë këto skena,” thotë aktori Tom Cruise.

Është e vërtetë. Tom Cruise i realizon vetë të gjitha këto skena të rrezikshme.

Por, megjithë skenat e aksionit mahnitës, Cruise pranon se audienca ende dashurohet me një film që ka një histori të mirë, pra skenari është më i rëndësishmi.

“Dua të jem gjithnjë në tension kur shikoj një film. Dua t’ja transmetoj këtë gjë audiencës nëpërmjet rrëfimit të një historie.”

Simon Peggg luan rolin e personazhit mbështetës Benji Dunn, një ekspert teknologjie, të cilit i duhet të përjetojë disa nga skenat e aksionit së bashku me agjentin Hawk.

“Asnjë nga këto skena nuk do të kishte efekt, nëse nuk afektohesh me njerëzit në to. Na duhet të krijojmë personazhe për të cilët të fillosh të mendosh, dhe që kur ndodhen në skena të tilla, të shqetësohesh për ta.”

E gjithë trupa e aktorëve është po kaq karizmatike. Tom Cruise vazhdon të jetë ylli, i cili në çdo film Mission Impossible vazhdon të ngrejë nivelin e skenave të rrezikshme. Ndoshta kostoja 150 milionë dollarëshe e filmit, kërkon që Tom Cruise të kapet pas një avioni mallrash, dhe të ngrihet në lartësi 1500 metra, me shpejtësi 320 kilometra në orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat