“Netët e Muzikës Klasike” në Durrës, udhëtim muzikor në atdheun e Servantesit

Kultura

“Netët e Muzikës Klasike” në Durrës, udhëtim muzikor në atdheun e Servantesit

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 21:22

Do të nisë në qytetin e Durrësit udhëtimi muzikor i titulluar “Netët e Muzikës Klasike”. Ky aktivitet, i cili do të zhvillohet nga data 1 deri më 7 gusht 2015, ka nisur që prej vitit 2003 që mban si ideator violinistin me karrierë ndërkombëtare, Florian Vlashi, përveçse afirmon programe instrumentistësh virtuozë dhe mbrëmje të nivelit të lartë profesional, këtë vit është konceptuar si një udhëtim muzikor ku së bashku me muzikantin dhe kompozitorin e mirënjohu Haig Zacharian bienalja do të shtegtojë në viset e Servantesit, me temën “ESPAÑA”.

Nata Surrealiste do të çel udhëtimin muzikor në ambjentet e Muzet Arkeologjik, në1 gusht ora 20:00 ku në temën “Një takim mes Servantesit, Hugo-it dhe Dali-s në bregun e Durrësit”, do të marrin pjesë dhe do të mbajnë ligjërata emra të njohur si prof. P.Kabo, I.Picari, E,Zhuti, J.Dalfontem dhe D.Vlashi.

Nata e Muzikës së Vjetër në Muzeun Arkeologjik në 2 gusht, ora 20:00 me pjesmarrjen e Alessandro Castriota Scanderbeg, A. Kastriota Skanderbeg, Ansambli Vokal, Prishtina dhe R.Rudi do të vijojë programin i cili do të pasohet nga Nata e Muzikës Baroke në Hollin e Teatrit në 3 gusht, ora 20:00 ku “Don Kishoti në muzikë” do të intpretohet nga Purcelli, Telemann dhe Orkestra e Harqeve A.Moisiu.

Nata e Muzikës Klasike në Katedralen Shën Luçia në 4 gusht ora 20:00 do të sjellë “Kitara spanjolle”, në intepretimin e Boccherini, F.Vlashi, A. Kotani, A. Llozi, R, Lukaçi dhe A.Domi.

Nata e Muzikës Romantike në Galerinë “Jozef”, në 5 gusht ora 20:00 do të sjellë edh prezantimin e “Virtuosismo”, “Sarasate grandos”, nga D.Vlashi dhe D.Dodani Dedja, piano

Nata e Yjeve të Rinj në Shkollën e Muzikës “Jan Kukuzeli”, 6 gusht ora 18:00 do sjellë një konkurs midis talenteve të rinj, të cilët do të mbajnë edhe një koncert në spitalin e qytetit, Durrës, në7 gusht, ora 11:00.

Nata e Muzikës Moderne në ambjentet e hotel “Bleart”, 7 gusht ora 20:00 “Proyecto Albania”, nga Spanja në Shqipëri. “Pereiro/Duran”, “Grupo Instrumental Siglo XX”, F.Vlashi, D.Vlashi, L.Llozi. A.Llozi dhe R.Lukaço do të përmbyllë dhe udhëtimin muzikor të “Netëve të Muzikës Klasike”. /atsh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat