Shala: MKRS borxh rreth 1 milion e 350 mijë euro në 2014-n

Kultura

Shala: MKRS borxh rreth 1 milion e 350 mijë euro në 2014-n

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 08:12

Artefaktet e Kosovës që i ka grabitur Serbia para e gjatë luftës, ministri Shala ka thënë se nuk mund t’i zgjidhë e t’i kthejë vetëm ministria që udhëheq.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në intervistë për “Epoka e re” ka bërë me dije se disa grupe punuese të kësaj ministrie janë duke draftuar disa strategji plotësuese që ta plotësojnë legjislacionin sekondar të cilin e kanë trashëguar me mangësi të shumta.

Ai ka thënë se detyrimet financiare e kanë kushtëzuar mundësinë e përkrahjes më të madhe, pasi paratë që kanë kërkuar aplikuesit në 2015-n, kjo ministri i ka pasur borxh rreth 1 milion e 350 mijë euro në 2014-n, të cilat është dashur t’i shlyejë para se të futet në borxhe të tilla.

Artefaktet e Kosovës që i ka grabitur Serbia para e gjatë luftës, ministri Shala ka thënë se nuk mund t’i zgjidhë e t’i kthejë vetëm ministria që udhëheq, por për to duhet të angazhohen edhe institucionet e tjera shtetërore të Kosovës.

Shala ka treguar se këshillëtart e rinj që ka emëruar kanë dhënë shenja të dukshme për punë të mirë. I pyetur se deri kur do ta udhëheqë MKRS-në, Shala ka thënë se do të jetë aty derisa ta përmbushë mandatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat