A jeni gati për festivalin “BeerFest Kosova”

Kultura

A jeni gati për festivalin “BeerFest Kosova”

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 07:45

Festivali më i njohur veror në kryeqytet, BeerFest Kosova, po vjen fuqishëm në edicionin e tij të pestë. Festa më e madhe tanimë e njohur nga të gjithë, do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, gjatë datave 31 Korrik deri më 2 Gusht.

Gjatë këtyre ditëve do të prezantohen shumë artistë që do t’i ngjiten skenës së Beerfestit për ti argëtuar të gjithë pjesëmarrësit. Më të preferuarit e skenës së muzikës moderne bashkë me emra të rinj të muzikës së zhanreve të ndryshme, do të kujdesen që festën ta përcjellë një muzikë fantastike për të gjitha grupmoshat. Ndërsa, si gjithnjë do të ofrohen birra të shumëllojshme, të kualitetit më të lartë si dhe me çmime super të volitshme.

Tërë argëtimi do të zhvillohet në një skenë madhështore, ku do të ketë lojëra të shumta dhe interesante por dhe befasi të tjera të cilat janë premtuar se nuk do të mungojnë. Përgatitjet e shumta tregojnë që kjo festë do të jetë e paharrueshme për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij organizimi të veçantë.

Festa është e hapur për të gjithë, pa ndonjë pagesë, duke mirëpritur qytetarët që duan t ë argëtohen, të shijojnë birrat e tyre të preferuara me çmime shumë të volitshme, me muzikë të mrekullueshme në një skenë gjigante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat