​GKK shpall emrat e jurisë

Kultura

​GKK shpall emrat e jurisë

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 16:57

Galeria Kombëtare e Kosovës shpalli sot emrat e jurisë për edicionin e katërmbëdhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Gjon Mili.

Juria e përbërë nga Christine Fisinghelli, Fulya Erdemci dhe Blerim Racaj do të përzgjedhin fituesin e Gjon Milit i cili merr çmimin për veprën më të mirë të paraqitur dhe shpërblehet me shumën prej 1000 euro.

Ekspozita e kuruar nga Richard Birkett dhe e titulluar "Linjat e Furnizimit: Fotografia dhe Logjistika" do të hapet të premten me 7 gusht në ora 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Gjon Mili këtë vit bën bashkë 21 artistë kosovar dhe ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat